87 % e shqiptarëve konsiderojnë problemin kryesor papunësinë

 

87 % e shqiptarëve konsiderojnë problemin kryesor papunësinë.

Në anketën e kryer nga Instituti Studimeve Ndërkombëtare, papunësia ishte gjetja kryesore, në këndshikimin qytetar, si shqetësimi më i mash që përballet sot vendi.

Më tej, ndjekur kjo nga varfëria (me 75 përqind e të pyeturve.).

Kurse rreth gjysma e të intervistuarve sheh si problemin më të madh të vendit, drejtësinë (53 përqind).

Pas saj, shqetësim janë standardet e ulëta të kujdesit shëndetësor, e kështu me radhë.

Ky studim është pjesë e projektit ‘Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian”, të kryer nga Instituti Studimeve Ndërkombëtare, AIIS.

SHKARKO APP