9 bashki me numrin më të lartë të prekjeve nga Covid-19

Shifrat nga Covid-19 janë ulur, por sërish në vend ka qarqe problematike. Sipas epidemiologut Artan Simaku, Gjirokastra vijon të mbetet në vend të parë si qarku me numrin më të lartë të infektimeve për 100 mijë banorë.

“Në rang vendi si qarqe janë qarku i Gjirokastrës, Tiranës dhe Beratit që kane incidencën më të lartë. 6 mijë raste për 100 mijë banorë“. 9 janë bashkitë me numrin më të lartë të infektimeve. Në kryeqytet problem mbetet Kamza dhe Vora.

“Bashkia Kamëz, Vorë, ka rritje në bashkinë e Shijakut. Libohovë, Memaliaj, Poliçan e Delvinë. Ndërsa nga zonat e Veriut rritje paraqet Bashkia e Matit dhe Hasit”. Pas më shumë se një viti pandemi, në Shqipëri janë afro 25 mijë raste pozitive aktive.

SHKARKO APP