9 muaj punë/Nga 7800 formularë të OFL-së, veç një 1 makinë e vjetër u konfiskua

Operacioni Forca e Ligjit ndonëse krijoi volum formularësh në përfundim të misionit konfiskoi vetëm 1 automjet. Ministria e Brendshme trumbetonte se tashmë asetet e krimit do të bllokohen. Formularët e vetëdeklarimit u shpërndanë publikisht të gjithë atyre personave të cilët sipasligjit ishin dënuar për grupe kriminale terrorizëm apo dhe trafik ndërkombëtartë lëndëve narkotike.

Sipas statistikave zyrtare formularët Iu dërguan 7800 subjekteve mes tyre dhe personave që kanë humbur jetën siç ishte rasti i Shkëlzen Dumanit në Siri apo dhe i Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit. Ajo që bie në sy është se mes 291 vendimeve për sekuestro preventive, veç 1 automjet i vjetër është konfiskuar.

Statistikat tregojnë se praktikisht forca e ligjit dështoi në misionin e saj për të konfiskuar, dhe pati sukses vetëm në sekuestro të përkohshme të aseteve kriminale. Rasti më flagrant ishte referimi në prokurorinë e Posaçme të aseteve të Lulzim Berishës, ish kreut të bandës së Durrësit.

Mes 700 referimeve në këtë prokoruri rasti i Lulzim Berishës u mediatizua nga Ministria e Brendshme dhe policia si rast suksesi por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Fillimisht atij iu sekuestrua një automjet i blinduar e disa ditë më pas me motivacionin se nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të OFL e njëjta gjë ndodhi me 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore në pronësi të tij. Prokuroria vijon ti kthejë dosjet për riplotësim.

SHKARKO APP