9 nëntori, dita e lirisë, Tabaku: 25 vjet më parë ra muri i Berlinit

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sjell në vëmendje 9 nëntorin si ditën e lirisë njerëzore dhe 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

“Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre që guxuan dhe mundën të rrëzojnë perden e hekurt që abuzivisht ndante një qytet. Nëntë nëntori është dita e përkujtimit se liria e njeriut është mbi gjithçka, për ne shqiptarët,  pamjet apo jehona e atyre imazheve që mendonim gjatë viteve të një rregjimi çnjerëzor. Qenë si një thirrje shprese, që fshehtas politbyrosë që komandonte nga vilat e Bllokut, krjonte një dritë shpëtimi se era e ndryshimit do të vinte”, shkruan ajo në FB

Duke shtuar se “rënia e atij muri, dëshmonte se totalitarizmat nuk mund të mbijetojnë dhe as të jenë të përjetshëm se edhe diktatorët më të frikshëm e kanë fundin te hidhur".

"Ndaj kjo ditë duhet të jetë një reflektim mbi atë çfarë fuqia e të gjithëve ndaj tiranisë së pushtetit mund të kryeje. Kjo duhet të jetë një ditë që duhet të ngjallë shpresën dhe guximin për të arritur të mirën dhe për të kënduar tanimë “Wir bleiben hier” (Ne, duam të qëndrojmë këtu!) sepse vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen e mirë të fëmijëve tanë!”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

SHKARKO APP