9 tonë drogë e sekuestruar në 2017, Greqia: Shqipëria lider në Europë

Greqia bën bilancin e drogës shqiptare, të kapur nga policia greke gjatë vitit 2017. 9 ton është shifra e publikuar nga Policia, ndërsa e konsiderojnë këtë sasi, ndër më të mëdhatë e sekuestruar për rajonin në të gjithë Europën.

Policia greke thotë se viti 2017 ka qenë mjaft i ngarkuar për nga intensiteti i aksioneve për bllokimin e drogës kanabis. Për parandalimin e kalimit të ngarkesave nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek ishin marrë masa paraprake duke shtuar patrulla në zonën kufitare pas informacioneve të marra në rrugë operative, lidhur me sipërfaqet e mëdha të mbjella në Shqipëri me kanabis.

Sasitë më të mëdha u sekuestruan në muajt shkurt, mars dhe qershor, ku sasia mujore e kalonte 1 ton, ndërsa muajt e tjerë sasia e sekuestruar varionte nga 500 deri në 700 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryesisht sasitë e drogës kaloheshin me kafshë nëpërmjet kufijve dhe pasi magazinoheshin ne pika te caktuara ngarkoheshin në vetura dhe furgona dhe në vazhdim dërgoheshin në kryeqytetin e vendit. Më shumë se 150 persona, shumica shqiptare janë ndaluar gjatë aksioneve për bllokimin e lëndës narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?