9 viktima në 24 orë, ulet numri i qytetarëve të shtruar në spitale
Covid-19 vijon fatkeqësisht që të marrë jetë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 9 pacientë të shtruar në spitalet Covid dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2265. ”5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë. ”91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19.
Statistika (4 Prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056
Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste aktive 30,424
Humbje jete 2265
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37