90 minuta në sallën e operacionit, Ardian Çapja në gjendje kritike
90 minuta ka zgjatur ndërhyrja në sallën e operacionit që iu nënshtrua Ardian Çapja, pasi u qëllua me snajper në Elbasan, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte për herë të tretë. Çapja u soll në Tiranë për ndihmë të specializuar dhe në 12:30 u fut në sallën e operacionit dhe në 14:00 doli. Orët në vijim janë vendimtare për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore nëse ka kaluar ose jo rrezikun për jetën. 55-vjeçari humbi shumë gjak dhe gjendja e tij është kritike. Në pavion ndodhet vetëm bashkëshortja e tij dhe mjekët. Jashtë spitalit ndodhen të afërm të 55-vjeçarit dhe forca të shumta policie.