90% të personave që kanë kaluar Covid-19 nuk infektohen më, por mund…
Një studim i ri nga ekspertët britanikë, pohojnë se personat që kanë mposhtur Covid-19 kanë të njëjtin nivel mbrojtje me pacientët e vaksinuar. Shëndeti Publik i Anglisë zbuloi se mundësia për të mos u infektuar sërish është 90%.
Në këtë studim morën pjesë 21 mijë punonjës të Shëndetit Publik të Anglisë, ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar virusin. Edhe pse është i vogël rreziku për të përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore, është e lartë mundësia e transmetimit të koronavirusit.
”Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes. Ekziston një përgjigje imune ndaj Covid-19 për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksionin pasi njerëzit mund të vijojnë ta transmetojmë. Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.