”900 euro paga mesatare”, Berisha ironi me premtimin e Ramës
Nga Memaliaj ku prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite nuk ka krijuar asnjë mundësi për qytetarët. Po ashtu ironizoi edhe me pagën mesatare 900 euro.
”U tha shqiptarëve se vitin e ardhëm do të ketë rrogën 900 euro, kjo do të thotë të rrisësh inflacionin, të falimentosh bizneset, bankat e Shqipërinë dhe këtë e thotë një njeri që për karrigen e tij është i aftë t’i thotë shqiptarëve çdo mashtrim.
Kujtojmë rastin kur ai tha se shqiptarët do të provonin shëndetësinë falas që jo vetëm që nuk është, por paguajnë më shumë. Tani në një akt të padëgjuar, do të krijojë dy korsi në shëndetësi, atë të pasanikëve dhe të atyre që nuk kanë”, tha Berisha.