900 mijë € mashtrim, në pranga stomatologia; Zbardhet skema
Stomatologia e njohur, Olesia Duka, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare, që arrijnë deri në vlerën 900 mijë euro.
Prokuroria e Durrësit ka zbuluar skemën e mashtrimit të stomatologes, e cila iu merrte para qytetarëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente shumat e marra.
Një prej viktimave, që kishte rënë pre e mashtrimit dhe që e kishte pësuar më shumë, ishte biznesmeni I.H, i cili ka bërë dhe denoncimin. Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pesë pasuri të 38-vjeçares dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë euro.
Janë sekuestruar katër apartamente në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
Skema e mashtrimit:
Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.
Stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë. Personi që e ka pësuar më shumë nga mashtrimet dhe dredhitë e 39-vjeçares ka qenë biznesmeni I.H, i cili ka bërë dhe denoncimin.
Burimet nga Prokuroria thanë se stomatologia Duka ishte një person i njohur, pasi kishte marrë pjesë në disa fondacione bamirësie dhe klinika e saj në kryeqytet është ndër më të njohurat, dhe kështu ajo përdorte famën, duke krijuar lidhje me biznesmenë dhe persona të ndryshëm, të cilët më pas i mashtronte.
KOHA JONË SONDAZH

