900 mijë € mashtrim, stomatologia ”përdori” deputeten e PS dhe…(VIDEO)

Nuk ishte hera e parë që emri i Olesia Dukës përmendej në media siç ndodhi këtë të dielë. Por kjo ishte hera e parë që ajo komentohet negativisht. Fletë-arresti për 37-vjeçaren u lëshua pas akuzave se ka mashtruar një person duke i marrë 900 mijë euro.

Olesia Duka ka shfrytëzuar një prej emisioneve më të shikuar në vend, për të kuruar imazhin e saj. Përmes “Pasdite me Rudinën” stomatologia e njohur kishte arritur të promovohej publikisht, si një vajzë që vishej me stil apo që diskutonte mbi tema “të lehta” siç është mbajtja e trupit në formë në palestër.

Nga një kërkim i thjeshtë në Youtube, rezulton se Olesia Duka ishte një vizitore e rregull e emisionit të pasdites nga Rudina Magjistari. Veç Rudina Magjistarit, Olesia Duka kishte sponsorizuar edhe aktiviteteve bamirëse, siç dallohet në videon më poshtë, ku ajo shfaqet përkrah deputetes së Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të mashtronte viktimën e saj me 900 mijë euro, duket se stomatologia ka tërhequr në kurth Rudina Magjistarin dhe Evis Kushin. Pastaj ka qenë më e lehtë për të, që ta bindte “prenë” e saj se paraja nuk është gjithçka në jetë. /Lapsi.al/

Swiss Digital Mobile Reklama
OLESIA DUKA DHE EVIS KUSHI SHPËRNDAJNË DHURATA PËR FËMIJËT E FAMILJEVE NË NEVOJË

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?