900 milionë lekë investim. Shkolla u ndërtua 10 vjet më parë, e shembi tërmeti

Shkolla “Neim Babameto” në Spitallë të Durrësit ka pasur vetëm 11 vjet jetë. Sepse, tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi deri në atë shkallë, sa të merrej vendimi për prishjen e saj, pasi u konsiderua e rrezikshme.

Por, kjo shkollë ka një histori, si shumë të tilla në Shqipëri. Për ndërtimin e saj janë paguar jo pak, por plot 900 milionë lekë dhe që do shërbente për nxënësit e një zone të tërë në Durrës.

Ndërtimi nisi në vitin 2007 dhe përfundoi në nisje të vitit shkollor 2008. Objekti shkollor edhe pse u vu në funksionim, nuk u mor në dorëzim nga drejtori i atëhershëm i shkollës Mark Laska. Kjo për shkak të cilësisë së dobët të punimeve të kryera nga ish-shoqëria “Enrezo” me pronar Enver Shalën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë drejtori në një prononcim për Top Channel tha se “nuk e mora në dorëzim, pasi që në 6 muaj e para vure re suva që binin dhe probleme në ndërtim. E pashë që ishin ndërtime pa cilësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-drejtori ende nuk është thirrur për të dhënë dëshmi e fakte që lidhen dhe me hetimin për shembjen e shkollës. E ndarë nga një mur rrethues që u dëmtua nga shembja e shkollës ndodhet godina e kopshtit, e cila ishte ndërtuar disa vite para rindërtimit të shkollës.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim për dëmtime. Ngaqë makineritë po punojnë fëmijët nuk janë pranuar në kopsht për shkak të rrezikut që mund të paraqesë”.

Të shqetësuar, banorët shprehen se dikush duhet të përgjigjet për cilësinë e dobët të punimeve, ndërkohë që i duhet dhënë një zgjidhje dhe fëmijëve të cilët transportohen me autobusa drejt një shkolle pritëse.

“Më keq nuk ka ku të shkojë. Shteti duhet ta bëjë sa më shpejt shkollën. Të vijnë ekspertët e ta shohin. Në qoftë se është faji i ndërtuesit të përgjigjet ai. Cilësi e dobët. Fëmijët vijnë me autobuz e shkojnë me autobus. Duhet të fillojnë sa më shpejt nga ndërtimi i shkollës pasi fëmijët nuk mund të vazhdojnë kështu”, shprehet një qytetar.

“Është ndërtuar me cilësi të dobët. Shiko a ka beton, çimento aty?! Ka vetëm rërë dhe hekura. Shkolla ka 10 vjet që është bërë, po sikur dhe 50 vjet të kishte do të kishte mbajtur më shumë”, thotë një tjetër.

Tashmë nga godina nuk ka mbetur asgjë, ndërsa 800 nxënësit e shkollës me autobusë vijojnë të shkojnë drejt shkollës pritëse “Leonik Tomeo” ku do të kryejnë procesin mësimor për një afat të papërcaktuar./Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?