”902 mijë zgjedhës me karta të skaduara”, Celibashi: Do bëj kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë
Në mbledhjen e kësaj të enjte, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do të bëjë kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave.
Ai është shprehur se lista e zgjedhësve nuk ndryshon ajo është 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.
”Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave”, tha Celibashi.