92% e shqiptarëve: Qeverisja e zhytur në korrupsion
92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion. Në sonadazhin e ”Euronews Albania”, thuhet se vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka korrupsion ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.
Nga ana tjetër 34.6% mendojnë se ka shumë korrupsion ndërsa 57.2% thonë se ka korrupsion total. Pothuajse 91.8% e shqiptarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë korrupsion apo korrupsion total.
Shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është i korruptuar, ata shohin si prioritet ekonominë (53,1%). Shqetësimi i dytë është papunësia me 49,2% ndërsa korrupsioni vjen i treti më 46,5%.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.