920 refugjatë kapen në Kapshticë

Pas valës së refugjatëve që po kalojnë nga Turqia në Greqi, Policia Kufitare ka rritur kontrollet në pikën kufitare të Kapshticës, ku gjatë muajit të fundit janë kapur 920 shtetas të huaj që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri. Si pasojë e kontrolleve të përforcuara janë vënë në pranga edhe katër persona në kërkim ndërsa mësohet se kontrollet do vazhdojnë edhe gjatë muajit mars.

Policia tha se FRONTEX dhe efektivat kufitarë, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, për të cilët janë ndjekur procedurat. Në kuadër të kontrolleve të përforcuara gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas, për raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë”. Burimet e policisë thanë se si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë. Gjatë muaji shkurt, policia tha se në Kapshticë janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusë, kamionë dhe autovetura ndërsa masat e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë muajit mars për shkak të situatës së fluksit të emigrantëve të paligjshëm mes Turqisë dhe gremisë.

SHKARKO APP