96 operacione Policore në një muaj, mbi 500 të arrestuar në gjithë vendin

Gjatë muajit mars, strukturat e Policisë së Shtetit kanë realizuar një aktivitet intensiv, duke finalizuar 96 operacione dhe vendosur në pranga 527 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të këtyre veprimeve janë sekuestruar 32 armë zjarri, municion luftarak dhe tritol, si dhe janë goditur tre grupe kriminale të përfshira në trafik armësh. Në fushën e narkotikëve, Policia ka konfiskuar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza kokaine dhe heroine. Janë zbuluar gjithashtu tetë ambiente për kultivim të bimëve narkotike në Shkodër, Peqin dhe Shijak, duke asgjësuar fidanët dhe pajisjet e përdorura për kultivim.

Operacionet policore kanë përfshirë edhe goditje ndaj ekonomisë së paligjshme, ku janë sekuestruar rreth 1.2 milionë euro me burime të dyshimta kriminale, shtatë automjete të trafikuara në Shqipëri dhe pajisje të tjera si mjete lundruese, dylbi, radio dhe maska. Strukturat kanë zbardhur gjithashtu 18 ngjarje kriminale dhe kanë finalizuar 13 operacione për vjedhje me armë. Hetimet e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë çuar në goditjen e dhjetë rasteve të kontrabandimit të mallrave, falsifikimit të dokumenteve, punësimit të paligjshëm dhe mashtrimeve përfitimi të padrejtë.

Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve, duke arrestuar 197 drejtues mjetesh, prej të cilëve 135 për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 62 për drejtim pa leje. Po ashtu janë pezulluar 216 leje drejtimi dhe janë vendosur 93 011 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, duke përfshirë 3 934 raste për tejkalim të shpejtësisë me penalizime shtesë dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë forcuar kontrollet në pikat e kalimit të kufijve, duke evidentuar dhe goditur 18 raste tentativash për kalim me dokumente false, tetë raste të trafiqeve, dy vjedhje dhe 45 kalime të paligjshme kufijsh, duke siguruar një shërbim të shpejtë dhe të sigurt për qytetarët

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?