99 vjetori i Tiranës Kryeqytet, njihuni me dy punonjësit më të vjetër të Bashkisë Tiranë

Në 99 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi disa aktivitete, për të përkujtuar momentet më me rëndësi në historinë e saj, ndërsa nderoi disa nga ata që me punën e tyre të përditshme kanë bërë që Tirana të jetë pak më e mirë. Kreu i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në punët e qytetit në këto dekadat e fundit, vlerësoi sot me titullin “Simbol i Qytetit” dy nga punonjësit më të vjetër të Bashkisë së Tiranës,

Gjergj Papavasilin dhe drejtorin e Protokollit, Valter Gjonin.

Si Papavasili ashtu edhe Gjoni kanë kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tyre në shërbim të qytetit të Tiranës, teksa kanë shërbyer në detyra e funksione të ndryshme në Bashkinë e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjergji prej 38 vitesh ka dhënë kontribut të vlerësuar në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban, të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike në qytetin e Tiranës, në arkivin e një sistemi ligjor si dhe në drejtimin e strukturave bashkiake të planifikimit për qytetin e Tiranës. Ky kontribut e ka shndërruar Gjergj Papavasilin në atë që konsiderohet si simbol i gjallë i kujtesës për Tiranën në shumë fusha të veprimtarisë së Bashkisë dhe të qytetit të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valter Gjoni për 35 vite pa ndërprerje ka kryer funksione në drejtimin e strukturave bashkiake në fushat e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore, ceremonialit zyrtar, dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Veprimtaria shumëvjeçare në Bashkinë e Tiranës është shoqëruar dhe me një kontribut real gjatë gjithë karrierës së tij për hulumtimin, studimin, publikimin, e vlerave të jetës kulturore, artistike, historike dhe publike të qytetit të Tiranës, por edhe në Bashkinë e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?