Shembja e Teatrit, PS voton ligjin nesër në Parlament

Partia Socialiste ka miratuar nen për nen projektligjin për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin e kontratës për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

Pas 48 orë diskutimesh të forta në Kuvend, deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, në cilësinë e komisionit përgjegjës, kaluan vetëm me votat e maxhorancës për në seancë plenare projektligjin që do t’i japë të drejtë Bashkisë së Tiranës të negociojë me kompaninë “FUSHA sh.p.k”, për projektin e zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë edhe ndërtimin e godinës së re.

Opozita kundërshtoi në të gjitha komisionet projektligjin e Këshillit të Ministrave dhe apeloi vazhdimisht që deputetët e PS-së t’i thërrasin arsyes dhe të mos miratojnë një projekt korruptiv. Në ndryshimet e pakta që iu bënë projektligjit të propozuar nga qeveria, ishte përfshirja e artistëve në grupin negociator, që do të negociojnë me firmën private për ndërtimin e teatrit. Do të jenë vetë artistët që do të zgjedhin mes tyre dy përfaqësues, për të qenë pjesë e grupit negociator.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEBATI

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Eduard Shalsi, deklaroi se debati për godinën e teatrit të ri nuk duhej të politizohej dhe për këtë akuzoi deputetët e PD-së. “Gjatë kësaj periudhe jam ndierë i sëkëlldisur, sidomos kur filloi të politizohej çështja e teatrit. Unë mendoja se debati duhet të ishte profesional, duhet të ishte teknik. Por gjersa procesi është politizuar, dëmi ka qenë i jashtëzakonshëm. Edhe komunikimi ka shkuar deri në fyerje, që nuk nderojnë as artistët dhe as ne. Sfidat kanë qenë që duam një Teatër Kombëtar modern apo duam të mbajmë në këmbë një ngrehinë, që askush deri sot nuk e ka vlerësuar si godinë të rëndësisë së veçantë apo të mbrojtur.

Pyesja veten gjithë kësaj kohe, ku kanë qenë më herët, gjithë këta meraklinj dhe këtu se kam për ata që kanë qenë në pushtet se këta nuk lanë asnjë gjurmë. Këta e dëmtuan kauzën”, tha Shalsi. Por, sipas regjisorit Robert Budina, nevojën për politizimin e debatit e solli kalimi i ligjit me shpejtësi nga shumica.

“Unë, si intelektual, nuhas që me këtë ligj ne çmontojmë veten tonë. I bëj, thirrje sidomos maxhorancës, nga ana njerëzore shikojeni pak më thellë këtë punë. Nëse kjo punë do ishte e sinqertë që përpara 20 vitesh, do ta kishim realizuar atëherë. Ne nuk donim të përfshihej politika në këtë çështje. Dhe luftuam për këtë. Por kur ju miratuat ligjin, na e hoqët mundësinë të jemi të papolitizuar.

Në këtë moment, ne e kemi të nevojshme të thërrasim politikën sepse ne nuk kemi mjete ligjore të mbrohemi”, tha Budina. Kryetarja e Komisionit të Kulturës në Kuvend, Albana Vokshi, deklaroi se projekti i godinës së teatrit të ri nuk bëhet publik, pasi aty parashikohet të ndërtohen tri kulla në gjurmën e godinës ekzistuese. “Ne e kemi kërkuar projektin e paraqitur nga firma që do të ndërtojë teatrin, por ai nuk bëhet publik.

Ne nuk e dimë se sa kulla do të ndërtohen. Nga projekti i publikuar rezulton se tre prej kullave të parashikuara për t’u ndërtuar të jenë pjesë e truallit ekzistues të teatrit. Dhe kjo gjë as nuk është përgënjeshtruar. Askush nuk thotë se sa është sipërfaqja që do të ndërtohet teatri”, u shpreh Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?