Kryemadhi: Rama dështoi, i hipi avionit e iku

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në protestën madhështore të opozitës përballë Kuvendit, tha se kryeministri Edi Rama ka dështuar dhe duke parë protestat e qytetarëve shqiptarë, ajo tha se ai mori avionin dhe iku.

Kryemadhi theksoi që edhe sikur Rama të përdorte gjithë Buxhetin e Shtetit për të blerë mandate, nuk do të mund ta merrte peng popullin.

“Sot dua t’i them diçka, Rama ka dështuar. Dështoi me politikat e tij. Rama dështoi me vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat, Rama dështoi me policinë. Turp më të madh nuk ka kur policia pranon vetë se ka shkelur ligjin dhe ka sulmuar qytetarët e saj. Të helmosh motrat e vëllezërit e tu ka dy arsye ose je kriminel e vrasës ose je i çmendur. ky njeri i ka të dyja. Ky njeri ka një problem shumë të madh, nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët e tij. Ne nuk e urrejmë Edi Ramën, na dhimbset”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?