A besoni se vaksina e turbekulozit rrit imunitetin kundër COVID-19? Përgjigjet mjeku
Mjeku Shoip Shoipi, një lidhje skype për Fax News nga Kroacia ku edhe punon, foli për mënyrën se si po e menaxhon shteti kroat pandeminë e COVID-19.
“Sistemi shëndetësor deri tani e menaxhon mirë, për shkak se sistemi shëndetësor është i lartë dhe janë kufizuar qytetarët që pas shpërthimit te epidemisë. Shtetet balkanike morën masa në kohë, karantina ishte element më i fortë të cilën e vendosën dhe e zbatuan.”- tha mjeku.
Ndër të tjera mjeku u pyet nëse beson në imunitetin e vaksinës së turbekulozit ndaj COVID-19, ku tha se vaksina përdoret për shumë sëmundje të tjera.
Shoipi shtoi se përdoimi i vaksinës së turbekulozit në masa shumë të mëdha është fija shumë e hollë që të teprohet me të, dhe se nuk mendon se mund të merret si masë për parandalimin e COVID-19.
“Vaksina e tubekulozit të cilët foshnjet e marrin që fëmijë, në këtë situatë ka një kahje tjetër. Vaksina përdoret dhe për sëmundje te tjëra.
Qëllimi është të rrisi imunitetin në qelizat e njeriut dhe virusi kur depërton në organizmin e njeriut për qëllim ka që të dobësojë imunitetin e organizmit të qelizës, dhe vaksina qendron këtu që ajo të rrisë imunitetin.
Mirpo në masa të mëdha është fija shumë e hollë që të teprohet me të nëse aplikohet për tu mbrojtur nga virusi COVID-19. Kjo nuk mendoj se mund të merret si masë për preventimin e COVID-19.”- tha Shoipi.