A do arrijë dot të krijojë grup parlamentar LSI?

Nga Daniel Muçaku

Nesër mblidhet për herë të parë parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja më e vjetër hap seancën parlamentare, ku krijohet një komision parlamentar për shqyrtimin e mandateve të deputetit sipas shkresës së ardhur nga KQZ.

Më pas bëhet betimi nga deputetët dhe votohet për emrin e Lindita Nikollës, që është propozuar nga PS si kryetare Kuvendi.

Më tej, deputetët duhet të firmosin se në cilin grup parlamentar do të bëjnë pjesë. Për të krijuar një grup parlamentar duhet të firmosim 7 deputetë, minimumi.
PS dhe PD kanë deputetë plot për krijimin e grupeve të tyre parlamtare. Por në mbledhjet e Byrosë Parlamentare vendimet merren me shumicë votash ku secili grup parlamentar ka një votë.
Pra edhe në këtë rast i intereson PS që të ketë shumicën në Byro.
Ndaj mundet që PSD t’i jepen 4 deputetë “borxh” që të krijohet grup i ri parlamentar. Nuk ka rëndësi emri i grupit, por linja politike në vendimmarrje, ndonëse në fund të fundit PS ka deputetë mjaftueshëm sa të miratojë gjithçka edhe e vetme në seancën parlamentare.

Në fund të fundit vendos numri 71 deputetë.
Deputetët që janë kryetarë partish opozitare që morën mandatin nga lista e PD, do të bëjnë një grup parlamentar.

Mbetet vetëm LSI pa grup parlamentar pasi janë 4 deputetë. Nuk dihet saktësisht se si do të lëvizë Agron Çela i Shkodrës që fitoi në emër të LSI, ndërkohë qe ai mori votat e tij, të cilat i ka të sigurta me çdo parti që kandidon.

Ndërkohë nesër LSI duhet të gjejë të paktën edhe 3 deputetë borxh.
Vetëm PD mund t’ia huazojë, sepse të tjerët nuk japin.
Por marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara për shkak se LSI mori goditje edhe nga PD gjatë fushatës. Bile burime të besueshme tregojnë se ka patur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Nga PS nuk besohet t’i marrë sepse LSI do kompromentohej.
Nëse të tjerë nuk do të kishin futur duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.

Kryemadhi bëri fushatë ekselente, pa eksese, bile motivoi njerëzit, dhe jo vetëm të LSI. Por sa doli Presidenti ia shkatërroi krejt fushatën së shoqes. Kjo është histori tjetër që do tregohet në momentin e duhur!

SHKARKO APP