A do bllokojë Greqia negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

 

Shqipëria dhe Greqia nuk janë duke kaluar një moment të mirë në marrëdhëniet e tyre.

Shkak për këtë janë bërë përlasjet për kërkimet për naftë në detin Jon.

Tirana zyrtare është ankuar se Athina po kryen kërkime në zonën shqiptare.

Pas ankesave të palës shqiptare, Greqia ka ndaluar për momentin kërkimet për naftë.

Por, Greqia mund të hakmerret ndaj Shqipërisë, nëse nuk i hap rrugë në këtë çështje.

Kjo paralajmërohet nga e përditshmja austriake derStandard.

Sipas kësaj të fundit, Greqia do të bllokojë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Tirana synon që këto negociata të happen në fund të vitit.

Gazeta austriake shkruan se në lojë janë shumë gjëra, duke qenë se bëhet fjalë për rezerva të mëdha nafte.

Për këtë arsye, sipas saj, tashmë Shqipëria nuk duhet të shqetësohet më për marrëdhëniet me Serbinë, por për marrëdhëniet me Greqinë.

Kjo e fundit është e pakënaqur me qeverinë shqiptare jo vetëm për përplasjet për çështjen e naftës në detin Jon, por edhe për çështjen çame, pas emërimit të Shpëtim Idrizit si nënkryetar Kuvendi.

SHKARKO APP