A do dëmshpërblehen të përmbyturit? Rama: Ne kemi paguar edhe dëmet e 2010-s

Tashmë që ka nisur tërheqja e ujit në zonat e përmbytura ditët e fundit, e rëndësishme dhe temë kryesore është dëmshpërblimi i familjeve të prekura.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se të prekurit do të dëmshpërblehen sipas ligjit, teksa vlerësimet do të bëhen nga bashkitë përkatëse.

Sakaq Rama ka shtuar se qeveria ka paguar edhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 2010.

Rama: Sigurisht sipas ligjit. Numri i banesave të dëmtuara është minimal. I takon bashkive të bëjnë vlerësimet dhe ne do të ndjekim procedurat. Në zonën e Obotit që ka pasur problematikë për bagëtitë në aspektin e ushqimit është garantuar nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar të gjithë fermerëve për t’i ushqyer për 10 ditë.

Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura kësaj here janë joproduktive. Nuk janë dëme të konsiderueshme. Edhe dëmet e 2010 i kemi paguar ne për siguri.

SHKARKO APP