“A do heshtë Kushtetuesja përballë mafiozitetit të Korporatës së Investimeve?” Vasili: Ligji, produkt i blerjes së Parlamentit

Nga Petrit Vasili

A do heshtë Kushtetuesja edhe përballë mafiozitetit te Korporatës së Investimeve???

Ligji i Korporatës se Investimeve është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ligj mafioz është produkt i blerjes se Parlamentit dy vite më parë dhe kthimit të këtij të fundit në një noterizues me pagesë të interesave më të zeza të qeverisë për rrëmbimin e pronës private të shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme, pra të qeverisë.

Ky ligj për Krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

Ky ligj shkel dhunshëm Kushtetutën dhe të drejtës së pronës, si dhe ligje të tjera, që lidhen me marrëdheniet e pronës dhe asetet publike, shto ketu edhe ligjin e Veteqeverisjes Lokale.

️Ky ligj kthen në pronar absolut Kryeministrin, i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe private per te bere me to si te dojë dhe për ti ndarë me oligarkët duke vazhduar grabitjen çnjerëzore të shqiptarëve dhe pasurimin kriminal të oligarkeve si klientë të qeverisë dhe pasurues të saj, pasi me këtë ligj ata mund të koncesionojnë çdo tokë, luginë, kodër e mal sipas qejfit si prona personale të tyre.

KONKLUZIONE:

Korporata e Investimeve përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë, që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat më me vlere do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkët pranë tij.

Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi I pronësisë tek disa investitorë shkel ne menyre flagrante me nje stil te vertete alla komunist të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri.

Gjithashtu, ky ligj krijon qartësisht hapesira për pastrim parash. Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarkja e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i oligarkëve.

Ne vend te mbylljes:

Gjykata Kushtetuese eshte serish perpara nje prove te madhe per te mbrojtur interesin publik te kercenuar si kurre me pare.

Faktet flasin dhe ulerijne.

Deri me tani per fatin e keq te shqiptareve per ceshtje te tjera madhore Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur ti bishtnoje detyrimeve madhore te saj, te fshihet si struci pas pseudoarsyetimeve proceduriale apo te mbeshtese kerkesat e qeverise, duke lene interesin publik ne duart me te keqia te mafies politike pushtet dhe mafies financiare ne terren.

Po presim te shohim se kë do zgjedhe kete here Gjykata Kushtetuese: Interesin mafioz te Qeverise apo interesin madhor te te gjithe shqiptareve?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?