A do jenë Edi Rama dhe Ilir Meta në festën e 25 vjetorit të themelimit të PD-së?

 

Ka mundësi që në festën e selisë blu të shkojnë Edi Rama dhe Ilir Meta. Sot mbushen plot 25 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike dhe me këtë rast është parashikuar që në Pallatin e Kongreseve të zhvillohet një ceremoni festive. 

Lista e të ftuarve  shkon në rreth 700 vetë. Burime jo zyrtare nga selia blu thonë se ftesë i është dërguar edhe kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Ilir Meta si dhe ish-presidentit Topi.

Ndërkaq mësohet se pritet që të marrin pjesë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka e të tjerë personalitete të tjera të jetës publike në vend dhe komuniteteve fetare. Interesant mbetet të shihet qenëdrimi i krerëve të koalicionit të majtë për festën e themlimit të partisë Demokratike. Gjithsesi Edi Rama dhe Ilir Meta kanë shansin të fusin një edukatë perendimore të kulturës politike nëse shkojnë në festën e PD-së.

SHKARKO APP