A do ndikojë tërmeti në buxhetin e 2020-s? Flet Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe ish ministër i Financave, teka ka folur për dëmet e shkaktuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, është shprehur se buxheti i shtetit nuk do cenohet nga pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit që dëmtoi me mijëra banesa.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj deklaroi gjithashtu se qeveria edhe pse ka një kosto të lartë për programin e rindërtimit, nuk do rrisë asnjë taksë dhe nuk do cënohet asnjë investim i parashikuar apo subvencion për shtresat në nevojë.

“Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit. E theksoj është dinamik, ska rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD. Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE. Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë. Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.

Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike. Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes. E treta nuk rrit direkt borxhin me operacionet korrente. Vende të tjera u ka kapërcyer me 3 a 4 % të GDP deficiti kur kanë pasur tragjedi të tilla. 200 mld usd nga uragani kaltrina, në Serbi i kërëceu deficiti nga 2 në 5 minus”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP