A do sanksionohet Basha nga SHBA për dollarët rusë? Bardhi: E kam mik, por…
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për çështjen e financimit rus të PD-së, në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Bardhi thotë se do të mbante të njëjtin qëndrim që ka mbajtur për Sali Berishën, nëse Basha do të sanksionohej nga SHBA.
“Edhe po të ketë vendim për Gazment Bardhin, unë do mbajë të njëjtin qëndrim. Në politikë duhet të udhëhiqesh nga parimet. Nëse do ketë një vendim ndaj Gazment Bardhit unë do mbaj të njëjtin qëndrim, dhe kur e mbaj ndaj vetes sime do e mbaj ndaj kujtdo. Nëse SHBA kanë një shqetësim konkret me PD, me grupin e PD apo me një anëtar të grupit të PD, kanë qenë të hapur në diskutime, kjo nuk ka ndodhur deri tani”.
Për lajmet se Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA, Bardhi nënvizon se nuk mban agjendën e tij. ”Patjetër që jam mik. Nuk më ka rënë ndonjëherë muhabeti ta pyes ku udhëton. Di që udhëton ku ka dëshirë të udhëtojë”.