A do ta dorëzojë Voltana Ademi postin e kryebashkiakes? Ja si përgjigjet

Nga selia blu, ku Voltana Ademi dhe kryebashkiakët e tjerë ishin në takim me Bashën tha se është ende herë për të vendosur nëse do të duhet apo jo të lërë postin e kryebashkiakes.

Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh  popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet. 

Voltana Ademi tha se situatë është shumë e rëndë, ndaj duhet reagim i gjithë njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Voltana Ademi: Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?