A do të dal nesër Gjykata Kushtetuese nga kurthi politik?
Nga Alban Daci
Nesër është një provë e madhe, sepse Gjykata Kushtuese do të vendos në lidhje me zgjedhjet vendore! Venecia nuk kishte një precedent të tillë dhe po ashtu në opinionin e saj është as peshk e as mish! Ajo që bie në sy është absurditeti, sipas të cilit nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtuese gjykimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore! Në fakt, pa hyrë në detaje, duket sikur Opinioni i Venecia është më shumë politik sesa teknik!
Pra, duket si një shans që çështjen e zgjedhjeve ta zgjidhin me konsensus partitë politike, por nëse ka shkelje të Kushtetues ashtu siç pretendohet edhe nga avokati Jordan Daci, nesër duhet të ketë nje vendim dinjitoz të Gjykatës duke pasur referencë a priori vetëm Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, sepse në fakt rasti i zgjedhjeve lokaleve është më shumë sui generis e për pasojë nuk ka precedent që mund t’i referohen si zgjidhje!
A do të dal nesër Gjykata Kushtuese nga skema politike e tu qëndroj vetëm parimeve të drejtësisë dhe Kushtetutshmërisë? Sinqerisht, besimi im është i vogël duke pasur parasysh se kjo linjë e zgjidhjes politike të rastit forcohet edhe nga Opinioni i Venecias!
Gjithesesi, si do të shkoj, në këtë rast duhet të përgëzohet Shoqata e Kryebashkiakëve dhe av. Jordan Daci, që në mbrojtje të Kushtetutës, kanë bërë një betejë thuajse heroike duke qendruar edhe mbi interesat e aktualitetit politik! Në perceptimin e njerëzve të thjeshtë dhe të juristëve të ndershëm, ato, zgjedhjet lokale ishin zgjedhje të turpit dhe kanë krijuar një vakum të madh e të thellë të përfaqësimi të qytetarëve në pushtetin lokal!
Ky turp është vetëm i politikës që me pasivitet apo edhe me agresivitet e bënë të mundur që pas 30 vitesh, të kishim kryebashkiak të emëruar, sepse ishin zgjedhje moniste dhe nuk kishte një garë! Kjo bëri që si asnjëherë tjetër pushteti vendor e qendror të ishin në duart e një pushtetit të vetëm duke e përjashtuar Opozitën nga çdo formë pjesëmarrje dhe përfaqësimi!
Neser, përsëri jam i bindur se Jordan Daci, me profesionalizëm dhe me besimin e thellë që e karakterizon tek rendi kushtetues do të krijoj një standard të ri të mbrojtës ligjore duke e rritur atë në majat e profesionalizmit deri ne idealizëm, pse jo! Ato zgjedhje me Gjykatën apo pa gjykatë duhet të përsëriten ose të bëhen të parakohshme! Politika duhet të marrë përgjegjësitë kryesore, sepse ajo është shkaku e pasojën e paguajnë qytetarët opozitar!