A do të hiqen masat anti-Covid? Ja si përgjigjet Skënder Brataj
Edhe pse javët e fundit shifrat e rasteve të infektuara me COVID-19 kanë rënë, rreziku vijon të mbetet mes nesh.
Per sezonin turistik po merren masa për hapjen e qendrave shëndetësore ne zonat bregdetare duke i pajisur edhe me teste te shpejta. Por, i pyetur se cilat masa do te hiqen ne mbledhjen e radhës te komitetit, përsa kohë po ftojmë dhe turistë, Brataj zgjedhë te jetë i kujdesshëm, pasi i druhet një ndryshimi te shifrave pas grumbullimeve nëpër xhami ditën e bajramit.
Gjithsesi Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit te virusit te covid 19. Afro 25 për çdo 100 mijë banorë, e përllogaritur kjo në 14 ditë.