A do të jenë në takim ministrat e shkarkuar? Rama mbledh qeverinë nesër në Elbasan
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e së dielës kabinetin qeveritar në një takim informal në qytetin e Elbasanit.
Bëhet e ditur se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ministrat e rinj.Në takim pritet që të diskutohet për reformat e kryera dhe prioritetet e këtij viti.
Të pranishëm në mbledhjen me ministrat do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

