A do të jetë në protestën tek Gjykata e Lartë? Berisha në ”hall”: Të shohim

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, Sali Berisha, të cilit sot i është hequr imuniteti, tha për gazetarët se vendimet janë një shumëfishim i përpjekjeve për betejën pa kthim. Ndërkohë që pritet arrestimi i tij, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të jetë në protestën që ka paralajmëruar në 27 dhjetor.

Një nga vendimet që Berisha mori ishte që të mbledhë të shtunën në orën 12:00 Këshillin Kombëtar të Rithemelimit. Për të bërë riorganizimin, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohet nga 4 koordinatorë.

Nga ana tjetër, Berisha ka vendosur që t’i bëjë ftesë Bardhit e deputeteve të tij të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit.

A do të jeni ju tek Gjykata e Lartë?

Berisha: Ta shohim!

SHKARKO APP