A do të kandidojë Tom Doshi për deputet në 25 prill? KQZ vendos sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë në orën 18:00 të pasdites nëse do të lejojë apo jo Tom Doshin të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prill.

KQZ ka thënë më herët se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

“Do ta bëjmë të gjithë vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur, ashtu sikurse e ka përcaktuar Kodi Zgjedhor, por edhe ligji për dekriminalizimin. Nuk kemi asnjë lloj hezitimi për askënd” ka deklaruar Celibashi për Ora News.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar nga KQZ dhe prokuroria që të mos lejohet kanididimi i personave që janë në listën e zezë të DASH, mes tyre edhe Tom Doshi, që garon për një mandat deputeti në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Rreth 2000 kandidatë të 13 subjekteve të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje do të kalojnë në flitrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për çdo rast të veçantë pasi ka shqyrtuar formularin e dekriminalizimit, Komisioneri Shtetëror nëse do të ketë indicie për një emër të caktuar, atëherë do t’i drejtohet Prokurorisë për informacion të thelluar.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Komisioneri  Shtetëror do të shqyrtojë formularët  e personave që janë të përfolur publikisht.

Ndërkohë sot KQZ i dha ‘ok’ kandidatit të VV, Boiken Abazi për të garuar me 25 prill.

SHKARKO APP