A do të ketë ndryshime në Qeverinë e Edi Ramës, këto ditë?

 

Informacione të besueshme tregojnë se takimet e djeshme dhe të sotme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, përveç rastit Doshi, ka edhe një projekt të kryeministrit që të ndryshojë Qeverinë para zgjedhjeve vendore, mundësisht që javën tjetër. Ndaj Ilir Meta ka mbledhur ministrat e LSI në kryesinë e Kuvendit sot dhe ndonëse nuk pohohet, porse as nuk mohohet se do të lëvizin dy ministra të LSI. Po kështu edhe nga rradhët e PS, Edi Rama nuk e ka problem zëvëndësimin e ministrave të forcës së tij politike , pasi tashmë është forcuar shumë në autoritetin e tij në grupin parlamentar pas largimit të deputetit Doshi. Nuk dihet nese e kane gjetur gjuhen e perbashket per futjen e Ben Blushit ne Qeveri, ndonese Blushi ka hedhur kritika per menyren e qeverisjes. Informacionet thone se Rama do te perbashkoje emrat me te njohur te se majtes ne qeverine e re. Ne Qeverine e re mund te vijne edhe partia e Paskal Milos dhe PSD e Gjinushit, duke e zgjeruar gamen e se majtes edhe per zgjedhjet vendore.

Mësohet se janë 7 ministra që ikin, dy prej të cilëve janë nga rradhët e LSI. 

SHKARKO APP