A do të marshojnë nesër me vezë në duar studentët?

 

Edhe pse reforma në arsimin e lartë është miratuar në kuvend dhe në janar pritet që ajo të marrë formë, protestat e studentëve nuk kanë të ndalur. Hera e fundit kur lëvizja për Universitet protestoi ishte dhe shkaktimi i incidentit me vezë ndaj Kryeministrit Rama. Disa studentë u shoqëruar në polici dhe qëndruar disa orë në komisariat. Mbështetje në këtë protestë studentët nuk janë të vetëm, pasi që një grup me akademikë dhe personalitete në fusha të ndryshme i mbështetësin ata në nismën e tyre.

Dita e nesërme datë 16 dhjetor, ora 11:30 do të jetë protesta e radhës e lëvizjes për Universitetin. Motoja e tyre është për arsim të lartë publik cilësor, demokratik dhe falas! Policia ka deklaruar se ka marrë masa në rastë se marshimi i studentëve del nga kontrolli.

Ata nëpërmjet një deklarate ata kanë thirrur për marshim nga Korpusi drejt kryeministrisë, kundër:

kundër reformës klienteliste në arsimin e lartë;
kundër efekteve privatizuese të kësaj reforme;
kundër borxhit skllavërues studentor;
kundër burokratizimit të arsimit të lartë!

SHKARKO APP