A do të mbyllen sërish lokalet në Shqipëri?
Në 7-të ditë nga Covid-19 kanë humbur jetën 80 qytetarë dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë llojet e bizneseve, por veçanërisht lokalet dhe qëndrat tregtare. Sipas tij, në vazhdim do të ketë një reagim të fortë nëse shihet që masat anti Covid-19 nuk zbatohen siç janë parashikuar.
A do të mbyllen lokalet/restorantet?
”Për momentin jo, por janë në diskutim e sipër me Komitetin e Ekspertëve, por kontrrollet nga ana e autoriteteve në bare/restorante do të shtohen. Që nga Viti i Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Ka shumë abuzim, që nga ata që nuk vënë maskat në rrugë. Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë në njësitë tregtare. Këtu është shumë e qartë që në çdo centimetër që lëshojmë virusi përparon. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve.
Presim edhe nga komiteti i ekspertëve. Është e para që ne të zbatojmë këto që kemi dhe policia të ndryshojë qasjen. Më vjen shumë keq që nga ditët në vijim nuk do të shikojmë ndryshim qasjes nga njësitë tregtare. Për këtë arsye më duket se është një çlirim i dytë. Si t’ja bëjnë kur nëpër lokale rrinë ngjitur dhe bëjnë edhe party?
Pa dashur të kthehemi te kufizimet e forta. Disa kufizime jemi duke i studiuar që të kenë impakt maksimal në uljen e ndërveprimeve. Për momentin nuk kemi. Është Komiteti që bën të gjithë vlerësimin. Jemi të bindur se do të reagojmë me forcë ndaj njësive tregtare dhe qytetarëve që nuk vënë maskën”,-tha Rama.