A do të shtyhen provimet e Maturës? Shahini thotë se…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se kanë ardhur shumë pyetje nga maturantët të cilët janë të shqetësuar për shkak të humbjes së 2-javëve të procesit mësimor dhe orëve të mësimit të humbura për shkak të tërmetit të 2019-tës. A do të shtyhen provimet e Maturës Shtetërore?

“Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet. Unë besoj fuqishëm që këto 2 javë, përderisa jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur të gjitha leksionet dhe për të mësuar në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për testin e maturës. Në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë edhe një orar shtesë vetëm për maturantët. Dhe ky orar është ora 13:30-14:30, ku do të transmetojmë leksione të klasës së 12-të të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të thellojnë më tutje aftësitë e tyre në këto 3 lëndë, të cilat konsiderohen edhe si më të vështirat nga vetë ata”.

SHKARKO APP