A do të sjellë dimri valë refugjatësh në Shqipëri?!

Me afrimin e dimrit dhe uljen e temperaturave emigrantët dhe refugjatët nga Siria dhe Iraku duket se do të ndryshojnë itinerar në udhëtimin e tyre drejt Europës duke iu drejtuar zonave më të ngrohta.

Sipas burimeve të agjensisë së lajmeve "Euronews", refugjatët pritet që në javët në vijim të devijojnë itinerarin verior për t'iu drejtuar rrugëve më në jug të kontinentit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Po sipas të njëjtave burime mediatike, refugjatët pritet të kalojnë edhe përmes vendit tone për destinacion më pas gadishullimin Prevlaka në Kroaci.

Për këtë arsye, Krocia është duke marrë masat për ngritjen e një kampi për pritjen e fluksit të emigrantëve.

Ndërkohë banorët lokalë të zonës ku do të vendoset kampi janë shprehur se do të mirepresin refugjatët nga Iraku dhe Siria dhe se do ti ndihmojnë ata me se të munden.

Ndërkaq autoritetet kroate po marrin të gjitha masat për të përballuar cdo situatë në rajonin e Dubrovnikut i njohur më tepër për turistët sesa për fluksin e refugjatëve.

SHKARKO APP