A do t’i bashkohet PD-ja federatës së opozitës? Mediu: Basha është përgjigjur…
Partitë e vogla opozitare duan krijimin e një Federate. Kreu i PR-së Fatmir Mediu thotë se kjo nismë ka të bëjë në veçanti me reformën zgjedhore, e cila në fakt ka qenë subjekt i shumë debateve politike këtë vit. Ai është pyetur nëse ka komunikuar me Sali Berishën, Gazment Bardhin apo Lulzim Bashën për këtë propozim.
”Bashkë me zotin Duka dhe Dule, në takimin e fundit me deputetët e opozitës u kemi bërë me dije për Federatën. E kam thënë këtë ide dhe me diskutimet me grupin parlamentar opozitar, jemi të hapur për të komunikuar dhe për të dëgjuar. Edhe zoti Basha ka dhënë një përgjigjie, tha “Federatën e kam propozuar unë më 2 Shtator”.
Nuk ka rëndësi kush dhe kur e ka propozuar, opozita ka 33 vjet në Shqipëri, janë ide që janë rrahur prej kohësh, të ulemi një çik të shohim çfarë na vlen. Detyra e parë që ka sot opozita është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, s’është një rrugë e lehtë për shkak të problemeve që ka opozita, kërkon qartësi tonën në raport me ODIHR-OSBE, koordinim me ndërkombëtarët”,-tha Mediu.