A do t’i rinovohet kontrata De Biazit, trajnerit të Kombëtares?

 

Shqipëria ka edhe dy ndeshje për t’u kualifikuar direkt për në Kampionatin Europian ose për të kaluar në “playoff”. Por ndërkohë që kombëtarja po luan për dy ndeshjet e jetës që të hyjë për të herë parë në një kampionat europian kanë filluar edhe hamëndjet nëse Armando Duka, President i FSHF do t’ia rinovojë kontratën si trajner i ekipit kombëtar.  Me sa duket Duka pret edhe dy ndeshjet e fundit me Serbinë me 8 tetor dhe me 11 tetor me Armeninë që të vendos përfundimisht. Gjasat janë që nëse Shqipëria kualifikohet direct për Europian nga këto dy ndeshje konfirmimi i rinovimit është i pa diskutueshëm . Por nëse Diazi nuk ia arrin që të futet direct natyrisht që ka edhe ndeshjen e “playoff”. Mbetet që nëse fiton “playoff” atëhere prapë kontratat quhet në anën e tavolinës ku rri trajnieri i Kombëtares  për të vënë firmën. Nëse humbet nuk duket horizont i qartë nëse do ta pranojë më Armando Duka. Gjithsesi ka edhe pak javë që të merret vesh, pavarësisht se nga gjithë trajnerët e ekipit shqiptar vetëm Di Biazi duket se mbetet në krye të listës si më i miri. Por të presim derisa të mbaroj më 11 tetor ndeshja e fundit me Armeninë.

De Biazi: Duka vendos, do vazhdosh me mua apo jo? “Shampanjë në akull”. Kështu e ka titulluar shkrimin e vet revista javore e FIFAs, “Ëeekly”, gazetarët e së cilës u kanë lënë një hapësirë të konsiderueshme kuqezinjve, madje edhe kopertinën e saj e ka nga futbolli shqiptar. Më poshtë, ja shkrimi i plotë: “Pas një fitoreje jashtë fushe (1-0, kundër Portugalisë në Aveiro), çka shkaktoi një tronditje të madhe për Portugalinë, në fushën e kësaj të fundit, Shqipëria pothuajse doli një tjetër surprizë kundër të njëjtit ekip, pikërisht 1-2 muaj më vonë. Pothuajse, por jo mjaftueshëm. Kur dukeshin se e kishin siguruar një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit me portugezët, Miguel Veloso shënon dhe u jep fitoren të tijve në kohën shtesë. Si rezultat, Shqipëria do të duhet të presë pak më gjatë përpara sigurimit të një vendi në finalet e “Euro 2016”. Ky do të ishte kualifikimi i tyre i parë në një turne të madh. Megjithatë, shqiptarët mund ta vënë shampanjën në akull, sepse Danimarka, rivalja e tyre e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në Grupin I, arriti vetëm një barazim pa gola me Armeninë. Ndërkohë që lejoi danezët një pikë përpara, Shqipëria ka një ndeshje më shumë për të luajtur, çka jep garancinë e plotë për ta përfunduar të paktën e treta, çka është mjaftueshëm për një vend në “playoff”. Kjo, në vetvete, është po ashtu një arsye e mjaftueshme për të besuarit e Xhani De Biazit për të festuar.

 Në një intervistë të gjerë me Emanuele Giulianelli, trajneri italian i “shqiponjave” flet për suksesin e ekipit të tij, gjendjen aktuale të futbollit shqiptar dhe të ardhmen e kësaj loje në vend.

Duke marrë parasysh prejardhjen tuaj, nga futbolli italian, cila ishte vështirësia më e madhe në një vend me organizim shumë të ndryshmëm të futbollit, sikurse është Shqipëria?

Fillimisht, sfida më e madhe ishte të kuptoja mentalitetin e njerëzve dhe t’i përshtatesha nivelit hapësinor të lojtarëve, për të parë se si ata mund të përballen me kundërshtarët duke luajtur një lloj të ri futbolli. Gjëja më e vështirë për ne ishte ndryshimi i mentalitetit popullor. Me mentalitetin kuptoj se të gjithë kanë zakone që janë të vështira për t’u thyer. Por unë mendoj se në këto tre vjet punë me ekipin kombëtar shqiptar, ne kemi arritur ta ndryshojmë atë.

Çfarë e kishte ndalur ekipin kombëtar shqiptar për të pasur këtë cilësi, me ju në krye?

 Në përvojën time, unë kam vërejtur se futbollistët shqiptarë kanë një mentalitet të tillë, që kënaqen me nivelin e arritur. Djemtë nuk janë mësuar të bëjnë përpara dhe ta vendosin veten më të lart, në objektiva. Kjo është ende gjëja më e rëndësishme që ne po përpiqemi ta superojmë, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme. Ideja imë është që të rrënjos te lojtarët mospushimin e mosngopjen me arritjet e tyre, por të jenë gjithmonë të uritur për t’u rritur dhe të përpiqen të përmirësohen përmes rrugës së tyre të të mësuarit.

Çfarë mendoni se ju personalisht i keni dhënë futbollit shqiptar?

Një kulturë të ndryshme të punës dhe organizimit të gjithë bordit drejtues të kombëtares: nga skautimi dhe kërkimi për lojtarët, në dëshirën për motivimin e tyre. Kam ndikuar që këta lojtarë të përpiqen dhe ta marrin kombëtyaren si një sfidë për t’u realizuar, për të përmbushur objektiva që ata mund të mos i kenë konsideruar e menduar më parë.

Cila është situata në Shqipëri për sa u përket objekteve të futbollit?

 Ne jemi në gjendje të keqe në drejtim të infrastrukturës. Është e vështirë për të gjetur objekte trajnimi për djemtë, edhe pse në vitet e fundit kam vënë re se shumë gjëra po ndryshojnë. Fakti që ne, si ekip kombëtar, jemi duke bërë mirë, është një forcë lëvizëse për përmirësimin e të gjitha gjërave në futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit është duke bërë shumë punë, por klubet, gjithashtu, duhet të jenë më të organizuara dhe të kenë dëshirën për të pasur arritje të qëndrueshme.

Duke folur për klubet, cili është standardi i kampionati kombëtar?

Skënderbeu ka fituar Superligën Shqiptare pesë herë rresht dhe këtë vit arriti në “playoff”in e Championsit, ku humbi kundër Dinamos së Zagrebit. Humbja e ngushtë 21 në ndeshjen e parë ishte e pamerituar, në mendimin tim. Kampionati shqiptar është në rritje. Kalimi nga 12 ekipe në 10 në Superligë ka shtuar konkurrencën dhe ka rritur cilësinë. Kjo është e favorshme për rritjen e përgjithshme të futbollit shqiptar; sepse le të mos harrojmë se Shqipëria është një federatë e re futbolli. Krahasuar me kohën kur ky vend ishte nën regjimin komunist, kur sporti ishte nën kontrollin e shtetit, tani ka liri e pavarësi në drejtim. Federata Shqiptare e Futbollit, përmes topit të futbollit, është duke u përpjekur të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare. Madje, edhe në këtë aspekt, ata janë duke bërë përpjekje për të zbatuar rekomandimet e UEFA­s e FIFA­s sa u përket akademive dhe futbollit të të rinjve.

 A mundet që kampionati shqiptar të jetë një “rezervat” për ekipin kombëtar, apo është akoma më e dobishme për futbollistët që të marrin përvojë jashtë vendit, në mënyrë që të rriten?

Për nivelin tonë të tanishëm, jemi të vendosur të 25t në renditjen e FIFAs, mbi ekipe të shquara si Meksika apo SHBA, unë besoj se përvojat jashtë vendit janë edhe më edukative dhe mund t’u japin lojtarëve mundësi më të mëdha për rritje. Kampionati ynë duhet të përpiqet të ketë cilësi të mirë, konkurrenca të jetë më e madhe.

 Cilat janë shanset tuaj për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian?

Siç qëndrojnë gjërat, Shqipëria matematikisht e ka siguruar një vend në “playoff”, çka është tashmë një arritje monumentale, sepse në fillim të kësaj fushate kualifikuese askush nuk do ta kishte imagjinuar se mund të mbërrinte deri këtu. Kam parasysh se ishim në një grup me sërën e Danimarkës, Serbisë dhe Portugalia që, në pikëpamjen time dhe parashikimet e të gjithë të tjerëve, ishin tre favoritët absolutë për t’u kualifikuar. Tani është Shqipëria, që po rivalizon për vendin e dytë, që vlen kualifikimin direkt për në Europian. Kualifikimi do të shihet si një mrekulli nga njerëzit tanë. Ende kemi punë për ta arritur objektivin tonë.

Ju jeni duke stërvitur një brez të madh lojtarësh shqiptarë, ndoshta më të mirët ndonjëherë. Por, çfarë shtrihet përpara?

A ka të rinjt të gatshëm për ta marrë “stafetën”? Në Europë ka kaq shumë fëmijë të ligjshëm për ekipin tonë kombëtar, që luajnë futboll e po rriten në klube të njohura. Ne jemi duke i ndjekur nga afër. Është e qartë se, para se të planifikojmë ndonjë zëvendësim apo integrimin e talenteve të reja në ekipin kombëtar, ne duhet të kuptojnë se çfarë planesh ka FSHFja; nëse ajo do të vazhdojë me mua në krye, apo ka ndërmend ta ndryshojë stafin stërvitor. Sipas mendimit tim, nuk ka hapësirë të konsiderueshme për ta përmirësuar më tej ekipin dhe rezultatet.

Në nivel personal, cili është objektivi juaj me Shqipërinë?

Pas shortit të “Euro 2016” ne ishim të gjithë të shqetësuar! Presidenti ishte i mërzitur, duke parë se grupi në të cilin bënim pjesë nuk jepte shpresa për kualifikim. Pas fitores kundër Portugalisë, Armenisë dhe Serbisë, ne kemi nisur të besojmë se gjërat e mëdha janë të mundura. Le të shohim çfarë do të arrijmë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Personalisht, gjërat i marr përsipër një ditë e një kohë, ndërsa për të arritur diçka të madhe kërkohet një afat i gjatë. Kështu, mendoj se kjo është një situatë e menaxhuar me kujdes dhe mund të zgjasë një kohë të gjatë, sepse kemi krijuar një ekip për një rrugë të gjatë.

 Cila është ndeshja më e mirë e kombëtares shqiptare, nën drejtimin tuaj?

  Ndërmjet miqësoreve, të cilat llogariten për pak, dhe kualifikueseve të “Euro 2016” dhe Kupës së Botës që shkoi, unë mendoj se kemi luajtur ndeshje më të mëdha se të varfëra. Në mesin e shumë të tillave kujtoj fitoren 10 në Norvegji dhe një të tillë në Portugali, por edhe miqësoren kundër Francës, ku performanca jonë ishte me të vërtetë shumë e mirë. Edhe pse shumë mund të thonë se Franca nuk ishte e karikuar për atë ndeshje që e humbi në Elbasan, unë them se sa herë luajnë të tilla kombëtare, synojnë për të fituar.

Kosova ka aplikuar të anëtarësohet në FIFA. Kjo gjë a mund të ndërhyjë në projektin tuaj, në ndonjë mënyrë?

 Jo, në të gjitha drejtimet. Ne kemi një marrëdhënie të madhe me presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit. Unë kisha një takim edhe me trajnerin e Kosovës, i cili është një person shumë i mirë. Sa për lojtarët kosovarë, që kemi në ekipin tonë kombëtar, asgjë nuk ka ndryshuar. FFKja nuk do të bazohet te lojtarët që kanë luajtur me ne tashmë. Prej tani e tutje, Kosova do të thërrasë vetëm lojtarë që mendohet se mund të bëhen pjesë e kombëtares së saj. Ata që kanë luajtur tashmë për Shqipëria nuk do të merren parasysh nga Kosova në të ardhmen

SHKARKO APP