A duhet marrë si provë gjyqësore komunikimi në platformat sociale?
Nga Ylli Manjani
Gjykata e Strassburgut ka rrëzuar idenë e përdorjes si prova gjyqsore të komunikimeve private që i ka dekriptuar shteti për qëllime të sigurisë kombëtare. Pra përgjimet masive e parandaluese nuk janë prova gjyqsore. Dua ta sjell në vemendje të të gjithë atyre që zënë banaqet në media e bëjnë si “profesorë”. Edhe të atyre që flasin me “burime” që ja fusin kot dmth.
Turqia dënoi njerëz për grusht shteti pasi dekriptoi mesazhet e plaformës private ByLock. Kjo funksiononte njësoj si Sky ecc dhe Enchrochat që janë bërë temë e ditës sot.
STRASSBURG, ka thënë prerë se përgjime të këtyre platformave nuk shërbejnë dot si prova të vetme për të burgosur njerëz. Këtu po flasim për puç shteti jo për krime të zakonshme dhe, prap nuk lejohet përdorja e këtyre të dhënave si prova.
Aq më tepër- thotë gjykata- mund të konsiderohen prova kur identifikimi i pêrdoruesve të kësaj plaftofme nuk është bërë e as është i bëshëm. Pra jurisprudenca Europiane ka folur dhe qartë madje. Këto janë parime të së drejtës së 2000 viteve të fundit. Që e dhëna të quhet provë duhet të ketë lidhje me pasojën dhe, mbi të gjitha duhet të jetë marrë sipas ligjit, jo sipas qejfit.
Magistër Gurali Brahimllari, ka bërë analizë të detajuar mbi këtë çështje. Sa keq që sistemi i drejtësisë e ka humbur këtë aset! Por e ka fituar shoqëria e profesionistëve të lirë.