A duhet ta sakrifikojmë Kosovën për “Tiranën Zyrtare”?

Nga Alban Daci

Lidhja e shqiptarëve të Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës është një lidhje e natyrshme, sepse i lidhë gjaku, historia dhe fat si Komb.
Shqiptarët e Kosovës e kanë një lidhje më të fortë me Shqipërinë se sa kanë shqiptarët e Shqipërisë e kjo lidhet me faktin, se Shqipëria ishte shtet dhe shikohej si një mbështetje e fortë edhe për shqiptarët e Kosovës. E vërteta është se Shqipëria i ka shërbyer Kosovën pas viteve ’90 pa rezerva në rrugëtimin e saj të gjatë e shumë të vështirë për liri.
Dukej sikur kishte një harmoni të përlyer mes Prishtinës e Tiranës, me përjashtim të ndonjë grindje të vogël personale mes liderëve që izolohej shpejt e nuk reflektohej në interesin e përbashkët kombëtar. Nuk kishte replika, shkrime apo deklarata deri më futje personale siç ndodh sot. Duhet të theksuar fakti se Berisha ka luajtur një rol vendimtar në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e parë nga SHBA. Për Berishën me një karrierë të gjatë politike mund të thuhen shumë gjëra, edhe kritika sigurisht, por duhet t’i japim edhe atë që i takon. Pra, kontributi i Berishës ka qenë thelbësor në Pavarësinë e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e saj si çështje në arenën ndërkombëtare. Po ashtu periudha e dytë e qevriesjes e PD dukej se kishte prioritet Kosovën dhe forcimin e ndërsjellë kombëtar. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti ishte edhe ndërtimi i rrugës së Kombit duke i afruar edhe më shumë shqiptarët. Ndërtimi i kësaj vepre është kundërshtuar nga e Majta shqiptare e sidomos nga PS me motivimin se do të ishte premtim i pa mbajtur ose edhe më keq se do t’i shërbente më shumë Serbisë. Koha dëshmoj se ndërtimi rrugës së Kombit ishte një ndër projektet më të mëdha e më të mira me interes primar e të mirëfilltë kombëtar.
Pavarësisë së Kosovës i shërbyen edhe disa arritje të rëndësishme që Shqipëria bëri nën qeverisjen e PD siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe Liberalizimi i Vizave. Kjo e fundit konsistonte edhe në plotësimin e kushteve duke e çuar përpara edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me këto procese Shqipëria u faktorizua në Rajon e po ashtu u bo një mburojë e rëndësishme edhe e pavarësisë së Kosovës.
Sukseset e Shqipërisë në proceset euroatlantike ishin në kahun edhe të forcimit e të bashkimit kombëtar, sepse Shqipëria e Kosova po shkonin drejt një Europës pa kufij e pa barriera psikologjike. Periudha e PD njihet edhe si periudha e marrëveshjeve të rëndësishme duke përfshirë edhe ato doganore me Kosovën. Gjithashtu në këtë periudhë Shqipëria nuk kishte marrëveshje speciale me Serbinë e aq më tepër në kurriz apo kundër Kosovës, por vetëm ato në kuadër të Ballkanit Perëndimor për fqinjësi të mirë dhe për të ecur se bashku si Rajon drejt integrimit dhe anëtarësimit europian.
Gjatë periudhës së qeverisjes së PD, Shqipëria ishte e kujdesshme në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, duke qëndruar mbi palët, duke respektuar sovranitetin e tyre e duke mbajtur anën e të drejtës që ishte ajo nga Kosova.
Problemet lindën me Kosovën me ardhjen e socialistëve në 2013. Kjo lidhet me tre faktorë:
1. Kosova forcojë sovranitetin e saj dhe pavarësinë e saj, kjo u kthye në xhelozi nga ana Tiranës socialiste. Tirana e donte ta kishte Kosovën si mëshirë dhe ta trajtonte si foshnje e jo si një shtet në kuptimin e plotë të fjalës
2. Si pasojë e keqqeverisjes Shqipëria filloi të bënte hapa regresi në lidhje me integrimin europian. Regresi i integrimit europian interpretohej edhe regres në kahun e kauzës kombëtare dhe të bashkimit kombëtar. Kështu Shqipëria për të justifikuar paaftësinë për integrim filloj të largohej nga Kosova dhe Perëndimi duke u rikthyer nga ish Jugosllavia apo nga lindja si në kohën e Regjimit. Ideologjinë socialistët e kishin gati për të justifikuar politikën e tyre Rajonale dhe kjo ishte internacionalizmi i shtirur si mendësi e hapur e larg nacionalizmave.
3. Rikthimit i modelit autoritar në qeverisjen e Tiranës, bëri që politika e jashtme nga instrument për mbrojtjen e interesit kombëtar të kthehej në një instrument për të mbrojtur pushtetin, qoftë edhe kundër interesit kombëtar. Modeli autoritar e vë politikën e jashtme në shërbime të klaneve e grupeve që mbrojnë interesat e tyre ekonomike apo tregtare duke mbrojtur monopolet që ju shërbejnë interesave të caktuara, por sigurisht jo interesave kombëtare. Kosova ka të drejtën e saj të vazhdoj forcimin e pozicionit të saj shtetëror përballë Serbisë, por edhe në raport me Shqipërinë. Kosova tashmë po e forcon identitetin e saj ekonomik, shtetëror dhe ushtarak e me shumë gjasa do të jetë shteti me standardin më të lartë në Rajon.
Lidhja e Shqipërisë me Kosovën është lidhje historike që bazohen në gjak, gjuhë e histori mijëra vjeçare. Qeveritë, qofshin autoritare e antikombëtare në Tiranë do të shkojnë e do të vijnë, por nuk do të mundin kurrë ta largojnë Tiranën nga Prishtina. Ardhja e PD në pushtet nuk ka vetëm rëndësinë e një rotacionit të domosdoshëm politik, por edhe për t’i dhënë një dimension të ri politikës së jashtme duke e kthyer shikimin nga Perëndimi dhe nga Kosova. Nisma si “Ballkani Hapur” nuk janë nismat që kemi ëndërruar që më rrëzimin e regjimit. Kushdo që e mendon e beson se ardhja e Shqipërisë apo e Ballkanit perëndimor kalon përmes marrëveshjes me Serbinë apo Maqedonin e Veriut, ose është tradhtar ose është naive dhe nuk njeh sakrificat dhe etapat tona kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?