A duhet të bëhen testime masive? Mjeku shqiptar në Amerikë jep detajet e forta
Debati për testimet është një debat që zhvillohet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Mjeku shqiptar në Amerikë, Ervin Mazniku thotë se testimi është i rëndësishëm sepse nëpërmjet testimeve është më e qartë të bëhet tabloja e individëve.
Ervin Mazniku: Testimi është një nga elementët me të rëndësishëm sa i përket krijimit të imunitetit. Në shumicën e vendeve e kanë aplikuar këtë lloj pandemi në dy mënyra, nëpërmjet distancimit të egër social dhe nëpërmjet testimeve. Vendet që kanë dhënë rezultate pozitive sa i përket testimeve janë Singapori, Koreja e Jugut dhe Gjermania. Vetë fakti që këto shtete kanë aplikuar testime në mënyrë të menjëhershme tregon që testimi ka funksionuar. Testimi është i rëndësishëm sepse nëpërmjet testimeve është më e qartë të bëhet tabloja e individëve. Në fund të fundit testimi është ai që të ndihmon të parandalosh dhe në rastin e një pandemie të tillë parandalimi është mbrojtja më e mirë. Testimi masivi i popullsisë është reaksioni zinxhir pozitiv, ai ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zbutjen dhe imapktin negativ të pandemisë, në shëndetin fizik dhe mendor dhe në aspektin financiar të popullatës.