A duhet të dorëhiqet Berisha? Bozdo: Ja u largua dhe pati reflektim, por ikja nuk i shërben interesit publik

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Eno Bozdo thotë se largimi i Sali Berishës pas humbjes që pëosi PD-ja në zgjedhjet lokale, nuk i shërben interesit publik.

Për të problemi i madh është kontrolli absolut i qeverisë mbi sistemin e zgjedhjeve, të cilat siç tha Rama do t’i vidhte po njësoj edhe sikur Berisha të largohej nga PD.

“Supozojmë se zgjidhja do ishte largimi i Berishës dhe një drejtim i ri për PD. Pas kësaj Rama do zotohet se do bëjë zgjedhje të lira e të ndershme? Rama do sillet në të njëjtën mënyrë, në mos më rëndë me sistemin e zgjedhjeve. Sido që të ndodhë gjëja kryesore për interesin publik është a do pranojë shoqëria shqiptare një lloj kontrolli të tillë nga PS që mbijeton, madje merr më shumë vota se më parë duke i vjedhur. Nuk është e rastësi që euro zbriti në nivele historike gjatë fushatës”, tha Bozdo për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?