A duhet të shqetësohemi nga tërmeti i djeshëm në Maqedoninë e Veriut? Flet sizmiologu
Maqedonia e Veriut u godit ditën e djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter, lëkundje të cilat u ndjenë dhe në territorin tonë. Ndërkohë është rritur frika dhe paniku edhe te shqiptarët. Në një lidhje online në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” sizmiologu Rexhep Koçi ka folur për mundësinë dhe nivelin e rrrezikut tek ne.
Ai tha: Nuk konstatohet që një ngjarje e regjistruar në territorin shqiptar vitin e kaluar të jetë e lidhur me ngjarje të tjera që kanë pasuar pothuajse të gjithë gadishullin e Ballkanit duke patur parasysh dhe ngjarjet në Turqi në Greqi dhe Kroaci. Kjo tregon edhe njëherë që territori i Ballkanit është sizmik dhe vatrat e aktivizuara herë pas here ë dëshmojnë më së miri këtë. Nuk është e thënë që një tërmet të shkaktojnë një seri tërmetesh në një territor tjetër, por sforcimet që çlirohen në një territor të caktuar nuk emetohen në mënyrë direkte në vende të tjera.