A e ka bërë testin për Covid-19? Flet Ministrja e Shëndetësisë

Shqipëria është në shtetrrethim dhe qeveria vijon të shtojë masat dhe kontrollet. Bluzat e bardha janë në vijën e parë të shpëtimit dhe kurimit ndaj të prekurve nga Covid-19. Kreu i Emergjencave Kombëtare, Skënder Brataj është një prej zyrtarëve të lartë të vijës së parë të përballjes me Covid-19, që rezultoi i infektuar nga virusi.

Kreu i Emergjencave Kombëtare është pjesë e Task-Forcës dhe për këtë arsye kishte dyshime se mund të ishin infektuar dhe persona të tjerë që menaxhonin masat kundër Covid-19.

Kurse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur për Euronews Albania, tha se nuk e ka kryer testin për shkak se deri tani nuk ka pasur asnjë simptomë. “Unë personalisht ndjek udhëzimet e mjekëve, nëse do të kishte shenja dhe simptoma patjetër që do ta kisha bërë por nuk kam asnjë simptomë. Mua nuk më lejohet të sëmurëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?