A e takojnë mikeshat VIP? Zogu i Tiranës tregon vuajtjet në burg

Hermes Nikaj i cili njihet ndryshe edhe si Zogu i Tiranës tashmë ka 5 javë që qëndron në qeli për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Për herë të parë në kaq kohë ai ka folur për mediat duke treguar se në burg ia kalon mjaft mirë dhe ka zënë edhe shokë që përkujdesen për të.

26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm shkruan panorama.

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë?

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon?

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë të vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

SHKARKO APP