A e vr*u vajza të atin e vetme? 5 enigmat që mban Hygerta
Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka tronditur thellë opinonin publik, por është edhe një krim që ka shumë mistere, shumë pyetje pa përgjigje.
Kur ka ndodhur vrasja?
Vrasja është kryer me datën 10 shkurt, pra 3 ditë para denoncimit të të birit Hysen Meta. Ky i fundit para se të bënte denoncimin në polici kishte folur me një fqinj të cilit i ka thënë se i ati kishte 3 ditë që nuk e gjente dhe e ka sugjeruar të bëjë denoncimin, pra më 13 shkurt ora 22:30. Ndërsa më 23 shkurt policia arrestoi vajzën e cila ka vendosur të marrë përsipër krimin.
Çfarë ka deklaruar vajza për ditën e vrasjes?
Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese.
Si mundet një vajzë vetëm 19-vjeçe të zhvendosë një trup 90 kg 100 metra, të hapë gropën e vetme dhe ta varrosë?
Trupi i viktimës është transportuar rreth 70-100 metra nga vendi i vrasjes, ç’ka lë dyshime të forta se ajo nuk ka qenë e vetme. Burri peshonte rreth 90 kg dhe është zhveshur dhe është paketuar me plasmas. Ai është varrosur 1,5 m thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza vetë.
Kush e lëvizi makinë?
Në dëshminë e tyre në polici kanë thënë se babai është larguar me makinë nga shtëpia për në punë dhe nuk është kthyer. Djali ka dëshmuar në polici se babai ka ikur me makinë në datën 10 shkurt, por nga kamerat ka rezultuar se makina ka lëvizur në datën 11 shkurt.
Ku ndodhet arma?
Pëllumb Meta ka marrë 4 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ende nuk është gjetur arma. Vajza ka deklaruar se armën e ka hedhur buzë detit.