A e zgjedh mazhoranca opozitën?
Aktualitet E Martë, 21 Shtator 2021 13:12
Nga: Shezai Rrokaj, deputet i LSI
Në një kuptim të parë jo, sepse ato janë grupime me qasje të ndryshme për progresin social. Por në një kuptim tjetër sjellja e mazhorancës qeverisëse tek ne ka thirrur në skenë një opozitë e cila duhet t’u japë zgjidhje disa problemeve të mprehta sociale, si: Të kthejë shpresën me qëllim që vendi të mos braktiset prej qytetarëve për shkak mungesës së saj, që vjen prej keqqeverisjes.
Të ngrihet dhe t’u prijë qytetarëve kundër taksave të larta dhe papunësisë, për një arsim cilësor e shendetësi për të gjithë. Të ngrihet kundër drejtësisë së kapur dhe regjimit oligarkik të PPP-ve, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës. Të ngrihet kundër blerjes së votave, për zgjedhje të lira. Të kërkojë çeljen e negociatave.
T’u kthejë besimin qytetarëve se kjo opozitë nuk do të përsërisë gabimet e së shkuarës as edhe gabimet e kësaj qeverie. Gjendja e sotme e shqiptarëve nuk lë shteg për interpretime.
Mazhoranca me qëndrimet e saj është drejt diktaturës nëpërmjet kapjes së shtetit në të gjitha hallkat e tij, kurse opozita duhet të veprojë pa mëdyshje duke marrë përgjegjësinë që i takon për të nxjerrë vendin nga kjo situatë.
KOHA JONË SONDAZH