A ekziston mundësia që gjobat të falen? Ja çfarë thotë Rama

Teksa prezantoi platformën “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama u pyet sa i takon rregullit të ri anti-covid, atij të mbajtjes së maskës jo vetëm brenda ambienteve të mbyllura. I pyetur nëse ekziston mundësia, që edhe me këto gjoba të ndodhë njësoj si dikur, ku gjatë periudhës së karantinimit u vendos falja e tyre, Rama u shpreh kështu:

”Së pari kjo jetë është zgjedhje dhe kur zgjedhim të respektojmë rregullat nuk e bëjmë se përndryshe mund të përfundojmë keq. Në lidhje me gjobat në këtë situatë, duhet ta shohim pak më në mënyrë komplekse, besoj se dhe kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë gjobat e vëna pavarësisht se pastaj ne kemi zgjedhur të jemi tolerantë më njerëzit, nuk shoh arsye pse kush ka zbatuar rregullin të ndihet keq, pse dikush tjetër nuk është ndëshkuar deri në fund. Pjesërisht janë ndëshkuar, kanë lënë makinat nëpër parkimet e policisë për muajt e muaj te tërë dhe kjo nuk është pak, sot që e kam mbajtur maskën gjatë gjithë kohës s’jam ndjerë mirë derisa të mësohem, por duhet të mësohemi”,- tha Rama.

SHKARKO APP